×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    KEK paralajmëron bizneset: Nëse s’keni lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues, pas 30 korrikut do të mbeteni pa rrymë

    Reporteri
    11 Korrik 2025 | 16:54

    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se nga data 30 korrik, biznezet që s’kanë lidhur marrëveshje me furnizuesit e licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, shkruan Reporteri.net.

    Pas kësaj date, KEK ka thënë se nuk do të ketë më kompetencë për furnizim në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.

    “Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në përputhje me Vendimin e ZRRE-së dhe në bazë të Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), ka filluar furnizimin tuaj me energji elektrike që nga data 01.06.2025, për një periudhë të përkohshme prej 60 ditësh, që përfundon më: Data: 30.07.2025. Pas kësaj date, nëse NUK keni lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar nga ZRRE, do të mbeteni automatikisht pa furnizim me energji elektrike, pasi KEK nuk do të ketë më kompetencë për furnizim në cilësinë e FMF-së”, thuhet në njoftimin e KEK.

    KEK u ka bërë thirrje bizneseve që të kontaktojnë një furnizues të licencuar nga ZRRE sa më parë, të nënshkruajnë një marrëveshje komerciale për furnizim afatgjatë dhe të sigurojnë vazhdimësinë e furnizimit pas datës 30.07.2025.

    Kjo situatë është krijuar pas vendimit të ZRRE’së për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!