×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet avokati i të dyshuarit kryesor në aferën e fajdeve, Ismet Osmani – “Curri”

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 22:20

    Alban Arifi, avokat Ismet Osmanit i njohur ndryshe edhe si “Curri”, është kërcënuar sonte nga disa persona.


    Rastin e ka konfirmuar vet avokati Arifi i cili ka potencuar që dyshon që ky kërcënim ka ardhur pas rastit të fundit ku klienti i tij në këtë rast “Curri”, është arrestuar së bashku me disa persona të tjerë.

    Arifi ka konfirmuar për “zërin”, që rastin e ka lajmëruar edhe në polici.

    “Po është e vërtetë. Pak më parë kam marrë një kërcënim në telefon. Menjëherë e kam lajmëruar rastin në polici. Policia e ka marrë dëshminë dhe e ka proceduar rastin. Ky kërcënim ka ardhur p[as rastit të fundit me klientin tim “Curri”, pasi që unë jam avokati i tij”, ka deklaruar Arifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!