×
  • Lajme
  • Lajme / Forcimi i sigurisë

    KFOR-i patrullon në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    23 Shkurt 2024 | 20:34

    Trupat paqeruajtëse të KFOR-it kanë vazhduar patrullimet e tyre në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

    Pjesë e këtij patrullimi kanë qenë ushtarët italianë, të cilët kanë pasur edhe ndihmën e Policisë së Kosovës në vijën kufitare.

    “Ushtarët italianë nga Regjimenti i parë i Bersaglieri, të caktuar në Komandën Rajonale në Perëndim të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO , po kryejnë patrullime të koordinuara në këmbë dhe të motorizuara me Policinë e Kosovës, përgjatë vijës kufitare administrative”, ka bërë të ditur KFOR-i nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”.

    Më shumë se 4 mijë trupa nga 28 shtete të botës shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR. Më shumë se gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia. NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!