×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Kica-Xhelili: Zjarri në IML ngrit dyshime për përfshirje të rrezikshme të pushtetit në rastin Dehari

    Reporteri
    21 Nëntor 2023 | 12:58

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili për rastin e sotëm ku u dogjën dy zyre në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ka thënë se rasti ndodhi pikërisht një ditë pasi Ministrja Albulena Haxhiu dëshmoi në Prokurori për rastin e Astrit Deharit, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një reagimi të bërë në Facebook, Kica-Xhelili ka thënë se kjo ngrit dyshime për përfshirje të pushtetit në këtë rast.

    Tutje ajo ka thënë se nuk kujton asgjë më skandaloze se keqmenaxhimi i këtij institucioni që operon në kuadërë të Ministrisë së Drejtësisë.

    Postimi i plotë:

    TMERR I TMERRIT

    NJË DITË pas dhënies së dëshmisë së Ministres Haxhiu në Prokurori lidhur me rastin e të ndjerit Astrit Dehari, digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore ku qëndrojnë (apo qëndronin) DËSHMITË e këtij rasti.

    Dhe kjo:

    PASI që ato dëshmi u vodhën e u kthyen, BRENDA mandatit të KËSAJ qeverie.

    PASI që pas shumë vitesh që Haxhiu pretendonte se kush janë fajtorët, tani del si njeriu më i papërgjegjshëm i fjalës publike e pozitës së saj e deklaron se “PO TA DIJA KUSH, do ta thoja para shumë vitesh”. Tash iu kujtua, domethënë, që nuk e di? Çka ndodhi Ministre? Amnezi?

    Kjo është e FRIKSHME. Kjo ngrit dyshime e frikë të një përfshirjeje tejet të rrezikshme të pushtetit në këtë rast.

    Kjo që ndodhi është thënë më së buti KATASTROFË. Nuk di e nuk mund të kujtoj asgjë më skandaloze se një keqmenaxhim të tillë të Institutit që RIKUJTOJMË: OPERON në kuadër të MINISTRISË SË DREJTËSISË dhe operon me USHTRUES DETYRE qe sa kohë.

    KY ALARM nuk guxon të ndalet.

    Kjo nuk është KOSOVË e demokracisë e sigurisë. Kjo Kosovë ndjell pasiguri të skajshme.

    Doarsa R. Kica

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!