×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është ambasadorja e re e Kroacisë në Kosovë

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 16:20

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga Ambasadorja e re e Kroacisë, Danijela Barisiq.


    Presidenti Thaçi e ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve dhe shteteve tona.

    Ai ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat, sidomos në atë të integrimeve euroatlantike.

    “Kroacia është një partner i rëndësishëm i Kosovës. Marrëdhëniet tona të mira duhet të zgjerohen edhe në ekonomi, arsim dhe kulturë”, ka thënë presidenti.

    Nga ana tjetër, Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq ka theksuar se vendi i saj do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, derisa është e përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

    Presidenti Thaçi në fund ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndjekin rrugën e reformave të Kroacisë për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!