×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është pasuria e Glauk Konjufcës, kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 12:38

    Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, dhe njëkohshëm edhe u.d. i presidentit të Kosovës. Por, cila është pasuria e tij?


    Konjufca për fat të mirë nuk ndodhet në rrethana të vështira ekonomike.

    Ai ka dy banesa që kapin hapësirën e 215 metrave katrorë dhe vlerën e 137 mijë e 125 eurove.

    Po ashtu, ai ka edhe dy shtëpi që kapin hapësirën e 380 metrave katrorë.

    Konjufca ka si pasuri të paluajtshme edhe një tokë me 95 ari tokë dhe një truall me 8,53 ari.

    Sa i përket veturës, ai ka vetëm një Passat 3C e e cila ka thënë në AKK se vlen vetëm 3 mijë e 500 eurove.

    Si para të gatshme në vitin 2019 ai kishte vetëm 4 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!