×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna shqipton vërejtje me shkrim për mësimdhënësin e Prizrenit

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 17:37

    Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prizrenit ka marrë masën disiplinore “Vërejtje me shkrim” ndaj mësimdhënësit, Selver Shantir, i cili ditë më parë kishte publikuar një fotografi në Facebook me disa nxënës të shkollës fillore “Motrat Qiriazi”, duke bërë përshëndetje ushtarake para një flamuri turk.


    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Prizrenit Lis Dorambari.

    “DKA-ja për mësuesin në fjalë, Selver Shantir, i cili është mësimdhënës në SHFMU “Motrat Qiriazi” në Prizren pas shkeljeve të gjetura që bien ndesh me Ligjin e Punës dhe Kontratën e Punës me 28 tetor, ka shqiptuar masë disiplinore ‘vërejtje me shkrim’, që i është vendosur në dosje personale“, ka bërë të ditur Dorambari për klankosova.

    Rasti i mësimdhënësit Shantir kishte nxitur reagime në vend javën e kaluar, ku pas kësaj drejtoria e Arsimit në Prizren dhe Inspektorati menjëherë kishin vizituar këtë shkollë për të marrë sqarime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!