×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ: Do të veprojmë në përputhje me vendimet e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 16:11

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatës Supreme, lidhur me ankesat e subjekteve politike për mos certifikimin e listës së kandidatëve të tyre.


    Kështu ka thënë Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi , të dielën pasdite.

    Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë paraqitur disa ankesa nga subjektet politike të cilat nuk pajtohen me vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e tyre për shkak se në përbërjen e tyre kishte edhe kandidatë të shpallur fajtor me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pritur shqyrtimin dhe vendosjen e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sigurisht se do të veprojë në përputhje me vendimet e institucioneve tjera, në këtë rast PZAP-in, por edhe Gjykatën Supreme”, tha Elezi për EO.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!