Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mblidhet sot në ora 11:00 për të shpallur rezultatet përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 20 nëntor, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, thuhet në njoftim.
Në zgjedhjet e 14 nëntorit në rundin e dytë janë përballur 42 kandidatë, pasi që në 21 komuna është zhvilluar balotazhi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.