×
  • Lajme
  • Lajme

    Krahas punëtorëve të sistemit shëndetësor publik, vaksina anti-Covid pritet t’u jepet edhe punonjësve të spitaleve private

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 21:19

    Sot në Kosovë ka filluar vaksinimi me vaksinat kundër coronavirusit. I pari që mori vaksinën ishte kryeministri Albin Kurti, i cili i inkurajoi qytetarët të vaksinohen. E nesër ky proces do të vazhdojnë me vaksinimin e punëtorëve shëndetësor që hyjnë në kategorinë e grupeve të rrezikuara.


    150 mjekë të Klinikës Infektive të QKUK-së pritet të kryejnë vaksinimin.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar se si do të shkon ky proces, shkruan Reporteri.net.

    ”Në kryeqytet, për shkak të Qendrës Klinike Universitare, është edhe salla “1 tetori” ku do t’i marrin shumica, përveç Klinikës Infektive që nga fillimi kanë qenë në krye të detyrës dhe do të bëhet procesi i vaksinimit aty. Kurse, për mjekët në komunat tjera do të bëhet nëpër qendrat e vaksinimit në qendrat kryesore të mjekësisë familjare të secilës komunë”, tha Vitia.

    E në një prononcim për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti, ka sqaruar se krahas punëtorëve shëndetësorë të sektorit publik do të vaksinohen edhe ata të sektorit privat.

    I pyetur nëse do të vaksinohen edhe punëtorët shëndetësorë sektorit privat, ka thënë shkurt se vaksinohen ‘’të gjithë punëtorët shëndetësorë’’.

    ”Të gjithë punëtorët shëndetësorë me radhë. Nesër fillon publiku… pas disa ditësh edhe ata [të sektorit privat], por fillohet me publikun”, tha Hoti për Reporteri.net.

    Dje kanë arritur në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave AstraZeneca e sot ka filluar procesi i vaksinimit ku do të përfshihen përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare).

    Të gjitha këto grupe llogariten si grupe me rrezik të lartë.

    E kryeministri Kurti ishte i pari që morri vaksinën anti-Covid/Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!