×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Kjo qeveri e ka humbur rrugën, ka dështuar dhe duhet të japë dorëheqje

    Reporteri
    04 Qershor 2024 | 12:39

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi në një postim në Facebook ka thënë se sot janë bërë një vit që kur Kosovës i janë vendosur masat nga BE-ja, shkruan Reporteri.net.

    Deputetja Krasniqi ka thënë se qeveria Kurti është e dështuar dhe duhet të japë dorëheqje, pasi sipas saj vendi është në situatën më të vështirë që ka qenë ndonjëherë.

    “Kjo qeveri e ka humbur rrugën dhe ka shkaktuar dëme të mëdha për vendin”, ka shkruar ajo mes tjerash.

    Postimi:

    365 ditë nën sanksione nga BE-ja.

    Sot bëhet 1 vit nga vendosja e masave ndëshkuese nga BE-ja për Republikën e Kosovës. Askush nuk ka mundur ta paramendoj qe aleatët tanë 25 vite pas intervenimit për çlirimin e Kosovës do të vendosnin sanksione për ne.

    Kjo qeveri është e dështuar dhe duhet të japë dorëheqje sepse vendi është në situatën më të vështirë që ka qenë ndonjëherë. Kjo qeveri e ka humbur rrugën dhe ka shkaktuar dëme të mëdha për vendin. Në këtë kohë ne do të duhej të festonim anëtarësimin në ndonjë organizatë ndërkombëtare, avancimin për ulëse në NATO dhe BE, ndërsa ne fatkeqësisht, po festojmë 1 vjetorin e sanksioneve nga BE-ja, shtëpia ku kemi ëndërruar gjithmonë të jemi pjesë e saj.

    Jeni qeveri e turpit dhe do të mbaheni në mend për dëmet e pariparueshme që ia keni shkaktuar vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!