×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi për Zemajn dhe Vitinë: Ja email-at i keni pasur gabim, ja dikush po rrren

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 18:17

    Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur seancën lidhur me diskutimin për menaxhimin e COVID-19 në Kosovë.


    Në këtë seancë ka pasur polemika mes deputetëve të opozitës ndaj shumicës parlamentare.

    Një gjë të tillë e kanë pasur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.

    Zemaj duke iu përgjigjur Krasniqit lidhur me angazhimet e tij për sigurimin e vaksinës anti-Covid tha se aplikimi është bërë që nga 30 qershori i vitit 2020, gjersa ka përmendur edhe rastin e Agon Musliut, të riut që dyshohet se u vetëvra te Qendra e Studentëve në Prishtinë.

    “Aplikimi i parë zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë 30 qershori 2020. Nga ajo ditë ka fillu angazhimi jonë permanent për sigurimin e vaksinës. Është vetëm një fakt evident që na bën krenar në 10 muajt tonë të qeverisjes. Jemi i vetmi vend edhe në rajon edhe më tej që tri elemente nuk na kanë ndodhë që janë pozitive. Asnjë qytetar nuk ka mbetur pa shërbime. Asnjë i vetëm nuk ka vdekur jashtë institucioneve spitalore, dhe asnjë i vetëm nuk ka bërë vetëvrasje”, theksoi Zemaj.

    E për këtë deklaratë ka reaguar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se ministri i tanishëm i MSH-së, Arben Vitia dhe ai i kaluari, Armend Zemaj, kanë krijuar mjegull totale në vend.

    “Ju dy, ministri dhe ish-ministri jeni tu krijuar mjegull totale. Ti e përmende edhe Modernan, diçka nuk është në rregull, ja i keni pasuar email-at gabim, ja dikush po rren. Ta kemi këtë qartësi”, tha Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!