×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi pret në takim deputetin kanadez që është dhëndër i Kosovës, diskutojnë për mundësitë e fuqizimit të raporteve

    Reporteri
    17 Korrik 2024 | 13:56

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim deputetin e Parlamentit të Kanadasë, Kyle Seeback dhe bashkëshorten e tij e cila është me prejardhje nga Kosova, Flutura Mazreku Seeback, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se në takim kanë diskutuar për raportet mes dy shteteve tona dhe mundësitë e fuqizimit të këtyre raporteve.

    Kanada në përgjithësi, e Kyle në veçanti, janë krah i rëndësishëm i mbështetjes ndaj shtetit dhe popullit tone”, shkroi mes tjerash ai.

    Deputeti kanadez që pak javë më parë kurorëzoi me martesë lidhjen e tij me kosovaren Flutura, po qëndron në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!