Kryediplomati i Turqisë, Hakan Fidan, do ta vizitojë nesër Kosovën, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se në takime do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën, ku do të takohet me komunitetin turk. Ai do të vizitojë edhe KFOR’in, komandën e të cilit mision e mban Turqia që nga tetori.
Ndryshe, vizita e Fidan vjen edhe dy ditë pas arrestimit të kosovarit Liridon Rexhepi në Turqi, si i dyshuar për lidhje me Mossadin në Izrael.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.