Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, njëherit edhe kryetar i Asamblesë së Kryetareve dhe Mbikëqyrësve të Gjykatave ka kritikuar gjyqtarët të cilët nuk po i publikojnë seancat në ueb-faqet e gjykatave.
“Për mu asht shqetësuese sepse gjyqtarët që s’kanë kurajon me gjet një minutë me publiku seancën, nuk e di çka kanë kurajo, nuk di çka i vyen ma shumë”, tha Rexhepi, gjatë mbledhjes së radhës së Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me këtë, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama tha se si gjykatë po aplikojnë metodën e publikimit fizikisht të seancave para sallës së gjykimeve me më shumë të dhëna sesa publikohen në ueb-faqe, ngase sipas saj si të dhanë janë të pakta për mediat dhe monitoruesit e sistemit të drejtësisë.
Ndërkaq, kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj tha se publikimi i seancave gjyqësorë pikërisht paraqet punë që bënë gjyqësori dhe se është një tregues për punën e gjykatësve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.