×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi: Pa panik, besim tek njëri-tjetri

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 8:59

    Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj, ka thënë se qytetarëve më shumë se kurrë iu nevojitet disiplinë e vigjilencë kolektive pa panik e shqetësim.


    Ky reagim i saj vjen pas konfirmimit në Kosovë të dy rasteve me Koronavirus, njofton Klan Kosova.

    ”Të nderuar qytetarë

    Tashmë edhe vendi ynë është prekur nga Corona Virusi.

    Më shumë se kurrë vendit dhe gjithë qytetarëve i duhet disciplinë e vigjilencë kolektive sikur edhe mobilizim profesional e mjekësor. Nuk duhet të krijojmë panik e shqetësim por mbështetje dhe besim tek njëri tjetri.

    Tani është koha për kordinim e veprim të shpejt institucional për çka dhe besojmë që institucionet e vendit do të jenë në gjendje ta bëjnë.

    Në këtë situatë të ndjeshme të gjithë pa dallim duhet shtuar kujdesinë në saktësinë e informacioneve që publikohen.

    Qytetarët tanë që mund të jenë të prekur nga ky virus duhet ta dinë që nuk janë vetëm. Së bashku do të përballojmë edhe shqetësimin edhe frikën.

    Prof.Ass.Dr.Albena Reshitaj”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!