×
  • Lajme
  • Lajme

    Ku po qëndron Kadri Veseli pas vizitës në spitalin e Mitrovicës

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 21:34

    Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte. Ish-kryeparlamentari ka takuar vetëm babanë e tij të sëmurë. Nuk ka vizituar shtëpinë në Mitrovicë e as banesën në Prishtinë.


    Brenda kësaj dhome në Spitalin e Mitrovicës po trajtohet babai i Kadri Veselit.

    Ky i fundit, këtu po merr trajtim që disa ditë pas një sulmi që mori në tru. Armiku kryesor i diabetit është gjetur tashmë! Sheqeri bie në 4.6
    E për t’u kujdesur për gjendjen e tij, gjatë të hënës po vinin vazhdimisht familjarë e vizitorë. Një ndër ta edhe vëllau dhe djali i Kadri Veselit. E një ditë më parë, nga Haga në spitalin e Mitrovicës erdhi Kadri Veseli.

    Pa asnjë paralajmërim, ish kryetari i PDK-së, u lirua nga Gjykata Speciale për të vizituar babain e tij.

    Por ardhja në Kosovë e Veselit ka kufizime të mëdha. Ky i fundit në çdo hap po shoqërohet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.

    Ndërkaq, të dielën kur erdhi ta takoj babanë e tij, nga dhoma u detyruan të dalin të giithë. Dëshmitarët që u gjenden në ato momente aty përshkruan situatën për Televizionin. Ndërkaq, një infermiere e një reparti tjetër tregoi se vizita e Veselit i befasoi stafin.

    Ajo foli edhe për gjendjen e babait të tij i cili po merr tretman mjekësor. Njëjtë tha edhe kryeinfermieri i Klinikës së Neurologjisë, i cili gjatë ditës publikoi edhe një fotografi me babain e Veselit.

    Por, për vizitën e ish-kryeparlamentarit refuzoi të jep komete vëllai i tij. Televizioni ka qëndruar edhe tek shtëpia e familjarëve të Veselit në Mitrovicë.

    Fqinjët thonë se tek shtëpia e familjarëve, gjatë të dielës e as të hënën, nuk janë parë prezent vetura të Eulexit, e as Veseli. Megjithatë T7 me burime mëson se Kadri Veseli pas vizitës është dërguar tek zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

    Ai nuk është lejuar të vizitojë shtëpinë e tij në Mitrovicë, e as banesën e tij në Prishtinë.

    Ndërkaq, për vizitën e tij sipas burimeve të Televizionit, nuk kanë qenë të informuar as anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, e as familjarët pasi gjatë vizitës në spital, brenda kishte rastisur vetëm një familjar që doli të jetë nipi i Veselit.

    Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është liruar dje për vizitë nga Haga, pasi babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!