×
  • Lajme
  • Lajme

    Kujdes me maskë, grumbull policësh e inspektorësh në aksion për të dënuar

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 11:23

    Rritja e numrit të rasteve në ditët e fundit në Kosovë, ka alarmuar institucionet, të cilat vazhdimisht po bëjnë thirrje të respektohen masat.


    E bartja e maskës është një prej masave kryesore, për çka Policia po vazhdon të dënojë qytetarët pa lëshime, shkruan Reporteri.net.

    Mëngjesin e sotëm, në sheshin dhe rrugët e Prishtinës kanë dalë grumbull policësh dhe inspektorësh, të cilët po monitorojnë barjen e maskave.

    “Mos e largoni maskën ?”, ka thënë drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, teksa ka publikuar edhe fotografi nga aksioni.

    Ndërkohë, edhe IKSHPK dje ka bërë thirrje që maska të bartet në mënyrë strikte pasi vala e dytë e virusit ka nisur.

    “Virusi është kudo! Virusi vret! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Mos e nënvlerësoni virusin! Pakujdesi na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e Institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale”, thonë IKSHPK-ja.

    “Bartja e maskës nuk është turp, është trimëri”, është thirrja tjetër që ky Institut po bën në këto ditë ku rritja e rasteve është e madhe nga dita në ditë.

    Ndryshe, deri tash shteti ka gjobitur mijëra qytetarë për mosbartje të maskës, dhe dënimet kapin shumën prej rreth 2 milionë euro./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!