×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Beogradi dëshiron që vetëm Lista Serbe ta përfaqësojë komunitetin e serbëve

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 23:31

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mundësia e vetme për t’i bërë serbët të marrin pjesë në zgjedhje është që t’ia ndalojmë Beogradin që t’i bullizojë ata.

    Kurti tha se ata duan të marrin pjesë dhe duan që të dëgjohen por që Beogradi dëshiron që komuniteti serb të prezantohet vetëm nga Lista Serbe shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ne duhet ta ndalojmë Beogradin që t’i bullizojë ata. Njerëzit duan të marrin pjesë, njerëzit duan të dëgjohen, por, Beogradi nuk dëshiron që të ketë më shumë se një parti për komunitetin serb”, tha Kurti për NBC News.

    “Në Kosovë 93% e popullsisë janë shqiptarë, ne kemi dhjetëra parti politike, ne kemi një parti serbe për 4% të popullsisë që janë serbë dhe ne kemi minoritetet e tjera, secila prej tyre ka disa parti politike, gjegjësisht, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, turqit dhe boshnjakët, pra, Beogradi dëshiron që vetëm Lista Serbe të prezantojë komunitetin serb.”, tha ndër të tjera shefi i ekzekutivit.

    Kurti: Detajet për zgjedhje në veri do t’i diskutoj me Lajçakun dhe Escobarin, por së pari duhet sundim i ligjit

    Sipas tij, nuk ka demokraci pa pluralizëm të partive politike

    “Nuk mund të ketë demokraci pa pluralizëm të partive politike”, shtoi Kurti.

    “Prandaj ne po insistojmë në krijimin e parakushteve për një fushatë të hapur dhe unë besoj që komuniteti ndërkombëtar do të na ndihmojë shumë që të mundësojnë që serbët të shprehin lirshëm vullnetin e tyre për përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.”, përfundoi Kurti./Reporteri.net./

    Kurti lavdëron Policinë e Kosovës: Është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!