×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e Mustafa nuk takohen as sot

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 11:24

    Dy krerët e partive që fituan zgjedhjet e 6 tetorit, ai i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe i LDK-së Isa Mustafës, nuk pritet të takohen as gjatë ditës së sotme.


    Arsyeja është se Kurti sot do të udhëtojë në Berlin ku raportohet se është ftuar për të marrë pjesë në konferencën “Ballkan Dialogues” (Dialogët Ballkanas), organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”.

    Reporteri.net ka kontaktuar me zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje por ata nuk kanë pranuar të flasin nëse Kurti do të jetë pjesë e konferencës që mbahet në Berlin.

    Kujtojmë se që nga dita e hënë, krerët e këtyre partive kur dështuan të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit edhe pse kishin premtuar një gjë të tillë nuk janë takuar më.

    Të hënën, LDK-ja ia vuri në tavolinë të diskutimit disa kushte partisë së Albin Kurtit, e njëra ndër to ishte edhe pozita e presidentit.

    Përveç kësaj, Isa Mustafa kërkoi hise të barabartë me VV-në edhe në ministri. Si zgjedhje të parë e patën Ministrinë e Punëve të Brendshme. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!