×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i përgjigjet Ramës për batutën për hapjen e kufirit me Shqipërinë

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 18:49

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në konferencën e mbajtur për media së bashku me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, ka folur edhe për hapjen e kufirit me Shqipërinë.


    Ai poashtu i është përgjigjur Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili mbrëmë deklaroi se nuk e dinë se me kë duhet të bisedoj për hapjen e kufirit me Kosovën.

    “Unë nuk e kam parë atë emision, por ne jemi të interesuar që sapo të krijohen sado pak kushtet të bëjmë këtë hapje të kufirit, por duhet ta dini që vendimet tona, masat tona nuk janë politike e as demokratike, sa janë shkencore, sepse bazohen në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike”.

    “Unë jam kryeministër në detyrë dhe për këtë nuk kam dilema, kush ka dilema duhet të pyeten ata, nuk duhet të pyetem unë. Dje kam takuar Ambasadori e Shqipërisë, Qemal Minxhozi kemi diskutuar për shumë çështje duke përfshirë edhe atë të kufirit”, u shpreh Kurti./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!