×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Kemi plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 18:58

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatës mbledhjes së Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, ka deklaruar se Kosova e meriton liberalizmin e vizave.


    “Kemi plotësuar kriteret për liberalizim të vizave. Nëse kjo qeveri me mbi 50 përqind të votave nuk mjafton që të marrim liberalizimin e vizave, atëherë do të ketë ndikim negativ tek të rinjtë”, tha Kurti.

    “Duhet të kemi reforma të shumëfishta pasi që kemi kriza të shumëfishta, pandemia është e fundit. Në fushën e drejtësisë na duhet një procesi i Vettingut. Duam një prokurori të jetë aktive dhe gjyqësori efikas, në ketë drejtim kemi aprovuar një koncept dokument për pasurinë e pajustifikueshme, do të ecim tutje”, ka potencuar ai.

    “Nëse kalkulojmë çdo gjë është mbi 1 milion euro, që diaspora sjell në Kosovë, përbën fuqinë tonë blerëse, klasa jonë punëtorë nuk është në mase të madhe në Kosovë, pra na duhet të kthehen si investitorë”, tha Kurti.

    Në fjalimin e tij, Kurti tha se diaspora tashmë ka një Qeveri që nuk do të marrë haraç por investimet e tyre do të jenë të sigurta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!