×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kujton dëshmorët e Prishtinës: Ranë heroikisht për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e vendit

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 10:40

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dëshmorët e kryeqytetit luftuan për lirin dhe ranë heroikisht që të ngritet kauza e shqiptarëve dhe më pas të vijë çlirimi, liria dhe pavarësia.


    Ai këto i deklaroi gjatë homazheve që bëri me Presidenten Vjosa Osman dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, njofton Klan Kosova.

    “Bëmë nderime tek varret e dëshmorëve të kryeqytetit, të cilët luftuan për liri dhe ranë heroikisht që të ngritet kauza jonë dhe më pas të vijë çlirimi, liria dhe pavarësia”.

    “Andaj, ne kthehemi dhe rikthehemi në këto vende në mënyrë që t’i kujtojmë ata dhe t’ia përkujtojmë vetes çmimin e madh që kemi paguar me gjakun e popullit për lirinë dhe pavarësinë që e kemi sot”.

    “Por, në të njëjtën kohë për të përkujtuar amanetet dhe idealet e tyre për progres, barazi, mirëqenie që nuk e përjashton asnjë njeri”, ka thënë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!