×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: LDK-ja për zgjedhje e ka Vjosën, për qeverisje ata të vjetrit

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 21:34

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, teksa ka ngritur në anën tjetër Vjosa Omanin.


    Kurti ka thënë se LDK’ja nuk e ka prioritet as partinë e vet, përveç interesave të ngushta.

    “Pa Vjosa Osmanin, udhëheqja e LDK’së po e kthen këtë parti si të tretën me vota. Kjo tregon se nuk e kanë partinë prioritet, kanë disa interesa të ngushta dhe kjo është për të ardhur keq”, është shprehur ai në RTSH.

    “Njerëzit kishin shumë shpresë tek ata pikërisht nga bashkëpunimi i Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje. Ky bashkëpunim ishte shpresa e qytetarëve”, ka thënë Kurti.

    “Po shihet që LDK për zgjedhje e ka Vjosën, e për qeverisje ata të vjetrit, që kanë qenë më herët në koalicion me PDK’në’’, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!