×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mbledh sot Qeverinë

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 8:55

    Kabineti qeveritar sot pritet të mbajë mbledhjen e radhës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

    Mbledhja do të mbahet në ora  10:00.

    Në mbledhjen e kaluar, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

    Ndër këto masa përfshihet kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00, dhe kufizimi i orarit të punës së gastronomisë deri në ora 21:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!