×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pyetet për Shqipërinë e Madhe, thotë se Kosova nuk ka dilema drejt rrugës së integrimeve evropiane

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 18:51

    Në intervistën për gazetën greke “To Vima”, kryeministri Albin Kurti është pyetur rreth shqetësimeve që sipas gazetës greke shkakton mundësia e krjimit të një Shqipërie të madhe. I pyetur nëse është kundër skenarëve të till, i pari i ekzekutivit kosovarë nuk ka komentuar në lidhje me idenë e themelimit të një Shqipërie të madhe.


    Kurti ka thënë se Kosova nuk ka dilemë dhe se do të shkojë në drejtim të integrimit evoprian dhe euro-atlantik kur u pyet rreth Shqipërisë së madhe, schengenit e non-papër.

    “Ne duhet të shkojmë drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik. Kosova nuk ka dilema. BE dhe NATO janë vlera tonat ashtu edhe destinacion i yni”, ka thënë Kurti për gazetën greke.

    Tutje Kryeministri Kurti ka përmendur propozimin e tij që e bëri në Samitin e Tiranës muaj më parë.

    “Duke ditur që korniza aktuale rajonale nuk mund të na përgatitë për pranim në BE, në Samitin e Tiranës unë kam propozuar që të përditësojmë CEFTA-n në SEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Juglindore) bazuar në modelin EFTA – EEA, që do të lartësonte të gjithë rajonin dhe do të kapërcente pengesat aktuale. Ne sigurisht se shpresojmë që Komisioni Evropian mund ta konsiderojë seriozisht këtë propozim dhe të fillojë dialogun që do të çonte në rezultate konkrete. Ne jemi të bindur se nëse ecim së bashku në këtë rrugë, atëherë do të jemi në gjendje të adresojmë shumë sfida dhe të arrijmë objektivin tonë të përbashkët”, tha Kurti, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Gjatë intervistës Kurti ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet me Greqinë dhe njohjen potenciale të pavarësisë së Kosovës nga qeveria greke.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!