×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takoi sot Escobarin në Ohër, e falendëroi SHBA-në për mbështetjen

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 12:21

    Krahas takimit të djeshëm në Prishtinë, sot në Ohër, në prag të takimit të radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi, Kryeministri i Albin Kurti takoi emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escoba, njofton Zyra e Kryeministrit.

    Kryeministri Kurti ka realizuar disa takime mëngjesin e sotëm në Ohër, para se të hynte në takimet me ndërmjetësit evropianë, që pasojnë me takimin me Presidenten serb, Aleksandër Vuciq.

    Escobari, që dje ishte në Prishtinë, gjendet në Ohër si “vëzhgues” i negociatave dhe është takuar edhe sot me Kryeministrin Kurti.

    “Kryeministri Kurti e falënderoi z. Escobar për mbështetjen vazhdueshme të tij dhe të ShBA-së në procesin e dialogut, duke theksuar këtu përkushtimin dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fundjavë dhe për gjatë gjithë procesit”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!