×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep

    Reporteri
    28 Korrik 2024 | 19:35

    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar një postim në Facebook pasi xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

    Kurti ka thënë se është krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos, shkruan Reporteri.net.

    “Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep”, ka shkruar Kurti.

    Postimi i tij:

    Kosova fitoi medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024, me shkëlqimin e argjendtë të Distria Krasniqit në xhudo për femra në kategorinë deri në 52 Kg.

    Xhudistja e Uzbekistanit në minutin e fundit të finales i largohej Distrias duke e ruajtur epërsinë minimale gjersa kishte edhe një vërejtje.

    Distria sot gjatë ditës fitoi tri ndeshje: të parën për 39 sekonda, të dytën për 66 sekonda e të tretën për 6 minuta e 10 sekonda (2:10 sekonda në vazhdimin që quhet Golden Score).

    Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos.

    Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!