×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Trashëguam një sistem arsimor elektoral, synimi ynë mbetet arsimi cilësor

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 12:35

    Agjencia e Kosovës për Akreditim ka prezantuar aktivitetet për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025.

    Aty u kërkua një bashkëpunim ndërmjet kësaj Agjencie me Ministrinë e Arsimit, për siç u tha rezultate më të mira në arsim.

    Shefi i Qeverisë, Albin Kurti tha se zhvillimi i Kosovës nuk mund të paramendohet pa një arsim cilësor.

    “Për ne zhvillimin i gjithmbarshëm i Kosovës nuk mund të paramendohet pa një arsim cilësor. Pa shkencën që është burim dhe mundësi për zhvillim ekonomik. Pa një rini të arsimuar dhe kompetente që sheh perspektiv. Boten në të cilën jetojmë aktualisht është përkufizuar në mënyra të ndryshme”, tha Kurti.

    Kurti tha se shoqërive i’u duhet që në mënyre konstantë ta mendojnë veten në rrethana të reja.

    “Sot jo rastësisht edukimi ka përfunduar si nevojë për kreativitet dhe inovacion. Ngase në shoqëritë ku paqëndrueshmëria është e qëndrueshme, dhe vetëm duke qenë kreativ dhe inovues mund t’ia dalim dhe kemi shpresë se do ta bëjmë”, tha Kurti.

    Kurti tha se si qeverisje kanë trashëguar një sistem arsimor qe në masë të madhe ka qenë elektorale e shumë pak ose aspak vizionare.

    Kreu i Ekzekutivit tha se synim i Qeverisë së tij është që ta bëjnë këtë institucion të pavarur në ekzekutivin e politikave arsimore.

    “Tani e tutje kjo agjenda do të funksionoj mbi bazat e profesionalizmit dhe ekspertizës”Kryeministri theksoi se Agjencia e Akreditimit do t’i qëndroj afër Ministrisë së Arsimit që të arrihen rezultate sa më të mira.“Aktualisht arsimi lartë në Kosovë ballafaqohet me një hulumtim shkencorë modest. Ekziston shpërpushje e madhe ndërmjet nevojave të tregut të punës dhe programeve të studimeve që i ka, andaj avancimi politikave në fushën e arsimit është një nga aspektet që duhet fokusuar. Në këtë frymë është hartuar. Për projektligjin për agjencinë kosovare të akreditimit”, tha ai, teksa përgëzozoi AKA për transparencën në vitin e kaluar, shkruan EO.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se planifikimet e Agjencisë për vitin e ardhëm është përpjekja e përbashkët për përmasimin e cilësisë në arsimin e lartë.

    Nagavci tha se kanë vendosur si prioritet gjithë mbështetjen për AKA, teksa shtoi se kanë realizuar të gjitha që kanë planifikuar në këtë drejtim.

    “Edhe për synimin tonë qe të punojmë në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë. Me marrjen e mandatit e kemi gjetur këshillin jofunksional. Me një numër minimal të anëtareve qe e kanë pamundësua funksionimin. Ne një kohë rekorde me një respektim të plotë të kritereve e kemi funksionalizuar Këshillin Cilësor të Cilësisë”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!