×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është moti për sot e nesër dhe fillimin e javës së ardhshme

    Reporteri
    20 Nëntor 2021 | 8:25

    Fundjava pritet të jetë me kthjellime. Të dielen në mëngjes do të ketë ngrica e mjegull, derisa javën e ardhshme priten edhe reshje shiu.

    Moti i qëndrueshëm mbetet edhe ditëve të fundjavës, ku të dielën do të ketë më shumë diell, por orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me kushte për mjegull dhe ngrica.

    Nga dita e hënë do të ketë shtim të vransirave, si dhe priten edhe reshje shiu kohëpaskohe, që vazhdojnë edhe ditën e martë. Në vise të larta malore ka gjasa të ketë reshje dëbore. Të reshurat deri të martën mbrëma pushojnë.

    Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, vetëm në pjesë ku mund të ketë qarkullim më të mirë ajror, ditën e shtunë indeksi do të jetë edhe në vlera të pranueshme.

    20.11 – Paradite me vransira, e gjatë ditës vransirat shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.

    21.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull, vende-vende edhe ngrica.

    22.11 – Kryesisht me vransira. Pasdite e në mbrëmje kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

    23.11 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu.

    24.11 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe me intervale të shkurta me diell.

    Temperaturat minimale të dielen zbresin edhe në -1C, e më pas shënojnë rritje deri në 5C e 7C. Temperaturat maksimale në fundjavë në rritje deri në 13C e 14C, e më pas në rënie deri në 8C ditën e mërkurë.

    Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, nga dita e diel nga krahu jugor 2-5m/s.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!