×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është Rron Emini, 23 vjeçari nga Prishtina që u vra në Siri

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 22:40

    23-vjeçari Rron Emini nga Prishtina është vrarë në zonën e luftën në Siri, raportoi orë më parë Reporteri.net.


    I vrari në Siri ishte 23 vjeçar dhe hasret, familja i jeton në Prishtinë, konfirmuan burime të Reporteri.net.

    Në rrjetet sociale, të afërm të Rronit kanë publikuar fotografitë e të riut nga zonat e luftës, me të cilat kanë njoftuar për vdekjen e tij.

    Lajmin për vdekjen e Rronit e konfirmoi edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka deklaruar se ministria e tij ka marrë informacione se një kosovar ka vdekur në Siri.

    Kujtojmë se Reporteri.net ishte media e parë në vend që raportoi për kthimin e 110 shtetasve në Kosovë nga Siria.

    Ndërsa ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka deklaruar ditë më parë se edhe 60 shtetas të tjerë kosovarë gjenden në Siri.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!