×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja e 219-të

    Ky është vendimi i vetëm që u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë

    Reporteri
    06 Shtator 2024 | 22:36

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

    Vendimi për emërimin e këtij komisioni është bërë në një mbledhje elektronike të mbajtur sot.

    Kështu ka bërë të ditur Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë së Kosovës.

    Qeveria nuk ka dhënë detaje se kush janë emrat që janë pjesë e këtij komisioni.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.”, thuhet në njjoftim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!