×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak tenton të fitojë pak ndikim në Kosovë, bisedon me Kurtin e Rakiqin

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 17:57

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,  po i vazhdon përpjekjet për të mos e lënë anash dialogun Kosovë – Serbi.


    Me gjasë e ka vërejtur se në Kosovë nuk e duan edhe aq, andaj e ka shtuar prezencën e fjalët e mira për vendin tonë, për të fituar pak simpati e ndikim, shkruan Reporteri.

    Pothuajse të gjithë akterët politikë në Kosovë janë kundër rolit vendimtar të BE-së në dialog. Shumica duan që ndërmjetës dhe garantues të jenë SHBA-të.

    Ai sot ka biseduar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq, për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe për situatën me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Lajçak përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të tij në twitter, duke thënë se bisedat me dy politikanët kanë qenë të frytshme.

    “Kam vazhduar diskutimet me liderët politikë në rajon. Kam folur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Goran Rakiqin. Kemi pasur biseda konstruktive lidhur me rinisjen e dialogut, dhe përgjigjes ndaj COVID-19 dhe ndihmesave të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Lajçak.

    Lajçak dje ka biseduar gjithashtu edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, dhe kreun e NISMA’s, Fatmir Limajn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!