×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçkak e uron Kurtin, ia përmend dialogun me Serbinë

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 10:31

    Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka uruar Albin Kurtin për detyrën e re të kryeministrit të Kosovës.


    Lajçak me anë të një postimi në Twitter, i ka uruar Kurtit sukses në përmbushjen e pritjeve sipas tij të mëdha të qytetarëve të Kosovës.

    Ai nuk e ka lënë pa përmendur edhe dialogun me Serbinë.

    “Urime @albinkurti në zgjedhjen tuaj si Kryeministër. Ju uroj suksese në përmbushjen e pritjeve të mëdha të qytetarëve të Kosovës. BE është e gatshme të lehtësojë Dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Lajçak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!