×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK deklarohet pas bisedës së Isa Mustafës me Lajçakun

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 14:47

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.


    Në komunikatën e dërguar nga LDK-ja, thuhet se gjatë bisedës u diskutua për situatën aktuale politike në Kosovë.

    “Kryetari Mustafa e theksoi se LDK-ja do ta pranoj dhe respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Z. Mustafa foli edhe për prioritetet dhe orientimet e Qeverisë së re; rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik; luftën kundër Covid-19; sundimin e ligjit; korrupsionin e çështje tjera me rëndësi. LDK-ja është e fokusuar që dialogu të filloj shpejtë dhe të rezultojë me njohje reciproke, dhe të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi. LDK do të vazhdoj të punojë fuqishëm për integrimin evropian dhe anëtarësimin e Kosovës në BE”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!