×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK e VV mbajnë distancë edhe për diçka tjetër, në kohë coronavirusi shtyhen për Amerikën

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 20:13

    E gjithë bota, edhe Kosova ka vetëm një temë. Coronavirusi. Evropa e Amerika tani kanë mbyllur gjithçka për t’u përballë më këtë virus që po shkakton panik e vdekje.


    Edhe në Kosovë disa qytete janë mbyllë e shumë masa të ashpra janë marrë nga Qeveria e Kosovës. E kjo qeveri që përbehet nga LDK e VV edhe në këtë kohë nuk po pajtohet për raportet me Amerikën.

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, sërish ka kërkuar nga partneri i koalicionit, Lëvizja Vetëvendosje, heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia.

    Ai ka përsëritur se nuk duhet të dëmtohen raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë kërkuar që Kosova të bëjë një gjë të tillë, dhe kanë pezulluar ndihmat ekonomike për vendin, derisa të heqë tarifën.

    Hoti ka thënë në Klan Kosova se asnjë qeveri nuk mund të ekzistojë nëse dëmtohen raportet me Uashingtonin.

    “Nuk mund të ekzistojë një qeveri që dëmton raportet me SHBA’në“, është shprehur Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!