×
  • Lajme
  • Lajme / "Rruga e Re"

    LDK-ja nis përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit, Abdixhiku: Lidhja po vjen e organizuar, e gatshme për betejën përpara

    Reporteri
    05 Shtator 2024 | 15:03

    Lidhje Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se po mban punëtori dy ditore për mobilizimin e zgjdhjeve parlamentare të 9 shkurtit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Abdixhiku bashkë me nënkryetarët e partisë që ai drejton, si dhe kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovës kanë diskutuar rreth çështjeve organizative për zgjedhjet, caktimin dhe përcaktimin e vëzhguesve, komisionerëve dhe orarit të takimeve nëpër terren gjithandej Kosovës.

    Në njoftim thuhet se

    Postimi:

    Lidhja Demokratike e Kosovës po mban punëtori dy ditore, me të gjithë kryetarët e degëve të saj nëpër Kosovë, për mobilizimin e tërësishëm lidhur me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Këto dy ditë, kryetari Lumir Abdixhiku me nënkryetarët e LDK-së dhe kryetarët e degëve të saj në Kosovë, po diskutojnë rreth çështjeve organizative, caktimin e shtabeve elektorale, përcaktimin e vëzhguesve, komisionerëve dhe orarit të takimeve nëpër teren gjithandej Kosovës, duke filluar nga tash dhe për të vazhduar tutje deri në fushatë.

    Seriozitetin e paraprirjes për garën e ardhshme elektorale shumë muaj më herët, e tregon ky nivel i organizimit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili është edhe reflektim i unitetit tonë partiak. E po ashtu edhe hartimi i programit politik ‘Rruga e Re’ që nga nëntori i vitit të kaluar. Ku pas tij, organizimi ynë struktural bëhet ngjarja më e rëndësishme partiake.

    I tillë siç ka nisur, ai do të përcillet në nivel nacional tek 887 nëndegët tona në Kosovë e në Mërgatë nga tani deri në fushatë.

    Lidhja po vjen e organizuar, e reformuar, e unifikuar dhe e gatshme për betejën përpara.

    Prandaj, ‘Rrugën e Re’ le ta bëjmë bashkë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!