×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj i AAK-së: Refuzojmë çfarëdo ftese të Kurtit për të qenë pjesë e dialogut me Serbinë

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 22:13

    Kurdo që të ndodh takimi në Bruksel, tashti përball Aleksandër Vuçiq do të jetë Albin Kurti.


    Gjatë procesit të dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri kosovar, tashmë e ka të hapur derën për t’u koordinuar edhe me partitë opozitare.

    Se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me opozitarët, e tha edhe Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, kur u takua të mërkurën mbrëma me ambasadorin amerikan Philipe Kosnett.

    Por nga PDK dhe LDK ende janë pa një qëndrim zyrtar, se a do të bëhen pjesë e diskutimeve me pozitën karshi dialogut.

    Kurse nga AAK-ja, Pal Lekaj i ka thënë Klan Kosovës se nuk do e pranojnë asnjë ftesë që ka lidhje me pjesëmarrjen në dialogun Kosovë-Serbi.

    “Jo. Opozita duhet të refuzojë cfarëdo ftese apo pjesëmarrje që ka për qëllim dialogun me Seerbinë sepse si Presidentja, si Kryeministri kanë përjashtuar opozitën nga çdo lloj konsultimi përgjatë procesit të formimit të institucioneve. Ara kanë zgjedhur që të udhëheqin të vetëm dhe e kanë shndërruar Kosovën në vend monist, andaj të vetëm t’’i udhëheqin edhe bisedimet me Serbinë”, tha Lekaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!