×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Lekaj: Projektet e nisura nga Qeveria “Haradinaj” do të implementohen siç kanë qenë ta planifikuara

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 20:07

    Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e të parit të Qeverisë, i zuri shumë ministri në befasi.


    Por, pavarësisht kësaj këto ministri po vazhdojnë punën e tyre.

    Madje, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj mendon se kjo situatë nuk do të ndikojë në punën e kësaj ministrie.

    Lekaj theksoi se të gjitha projektet e nisura nga Qeveria Haradinaj do të implementohen siç kanë qenë ta planifikuara.

    “Sa i përket projekteve vazhdojnë nuk ndryshon bota me shkuarjen e një qeverie. Qeveritë shkojnë e vijnë, por projekte duhet që të implementohen”.

    E përderisa është në detyrën e Ministrit, me apo pa qeverinë Lekaj paralajmëron se do të nënshkruaj projekte të reja.

    “Çka e parasheh ligji në përgjegjësin e ministrit unë do t’i nënshkruaj deri sa të jem në detyrë”, ka deklaruar ai.

    Njëjtë po veprojnë edhe ne Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

    Ministri Shyqiri Bytyqi theksoi se kjo ministri do ta vazhdojnë punën deri në ardhjen e një ministri të ri.

    “Dorëheqja e Haradinajt na zuri në befasi sepse ne nuk kemi pritur që në gjysmë të mandatit të ndodhë kjo që ndodhi, por nganjëherë vendimet pulitke janë të paparashikuara të cilat ndodhin dhe duhet të jenë të respektuara. Ne e kemi obligim të respektohet çdo vendim që vjen nga fusha politike. Por ajo çka kemi obligim unë si Ministër por edhe i gjithë stafi Kabinetit që të vazhdojmë punën tonë deri në ardhjen e një Kabineti të ri”, ka deklaruar ai.

    Dorëheqja e Haradinajt erdhi pas një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

    Sipas kreut të AAK-së, ai kishte dashur ti paraqitej kësaj ftese si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër .

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!