×
  • Lajme
  • Lajme

    Liburn Aliu ia vazhdon mandatin Izedin Bytyqit, sekretarit të përfolur për përfshirje në vjedhjen e 2.1 milionëshit në Thesar

    Reporteri
    07 Qershor 2021 | 15:01

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Libura Aliu, ia ka vazhduar edhe për 6 muaj Izedin Bytyqit mandatin si ushtrues të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie.


    Bytyqit i ka skaduar mandati sëfundi, por atij i është vazhduar sot kjo pozitë edhe për 6 muaj, si ushtrues i detyrës së sekretarit të MMPHI-së, me një vendim të nxjerrë nga Ministri Liburn Aliu, merr vesh Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

    Izedin Bytyqi ishte akuzuar publikisht nga ish-Ministrja e Fiannacave, Hykmete Bajrami, për implikim në rastin e vjedhjes së 2.1 milionë Eurove në Thesarin e shtetit.

    Labinot Gruda, zyrtar i Thesarit të Kosovës, do ta kishte të pamundur të kryente vjedhjen e 2.1 milionë eurove, sikur në Ministrinë e Infrastrukturës, të mos ishte neglizhuar një njoftim që do duhej t’i dërgohej Thesarit, i cili ende nuk dihet nëse është bërë me qëllim apo pa të. Kështu të paktën kishte pretenduar ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në ditën kur ishte zbuluar vjedhja e vitit që lamë pas.

    Gruda dyshohet se kishte përdorur ‘userin’ e një zyrtari të Ministrisë së Infrastrukturës për t’i certifikuar pagesat, zyrtar ky që nuk punonte në këtë ministri prej nëntë muajsh.

    Fajtor sipas ish-ministres Bajramit, që llogaria e këtij zyrtari ishte ende aktive edhe nëntë muaj pasi ai nuk punonte në këtë ministri ishte sekretari i MI-së, Izedin Bytyqi, shkruan Reporteri.net.

     

    E Izedin Bytyqi, në një konferencë për media, ku prezent ishte edhe ministri i kësaj ministrie, Arban Abrashi, i pati quajtur dezinformata pretendimet e ish-ministres Bajrami.

    “Ministrja Hykmete Bajrami me siguri është e dezinformuar. Këtë informatë nuk e ka prej ministrisë sonë, por kushedi se kush ja ka dhënë, dhe tash njerëzit për me e hjekë përgjegjësinë, japin edhe informata të pasakta te ministrja”, kishte thënë nder tjera Bytyqi.

    Izedin Bytyqi dikur njihej si i afërt me Besnik Mustafën, djalin e Isa Mustafës, ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Para se të emërohej sekretar në MI, Bytyqi ka mbajtur pozitën e njëjtë edhe në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kohën kur ministria udhëhiqej nga Arban Abrashi.

    Asokohe, si sekretar në Ministrinë e Punës, Bytyqi dyshohet se nga kjo pozitë kishte ndikuar në punësimin e resë së Isa Mustafës.

    Pikërisht Arban Abrashi, muaj me parë, e kishte shkarkuar Bytyqin nga pozita e sekretarit të Ministrisë së Infrastruktures, derisa ishte në shkuarje të mandatit të Ministrit.

    Por, Bytyqin, ndaj të cilit Abrashi edhe inicioni procedurë për shkelje të rendë disiplinore, e kishte kthyer në pozitë Ministria e Brendshme me anë të një vendimi, që në atë kohë udhëhiqej nga Agim Veliu i LDK-së.

    Kjo pasi sipas Abrashit, Bytyqi e ktheu në punë si Udhëheqës të Departamentit të Prokurimit në MI, Nexhat Krasniqin e njohur si “Baba i Tenderëve”, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Supreme të Kosovës.

    E pozitën në të cilën e ktheu Veliu i LDK-së, disa muaj pas, Izedin Bytyqit sot ia vazhdoi edhe për 6 mauj tjerë, përkunder se i ka skaduar mandati të premten, edhe Ministri Liburn Aliu i VV-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!