×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Reagimi

    “Liria Ka Emër” distancohet nga grafitet kundër Fadil Gecit

    Reporteri
    25 Tetor 2024 | 19:34

    Platforma “Liria Ka Emër”,janë distancuar nga grafitet denigrues që u shfaqën sot në Prishtinë për ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fadil Geci.

    “Te shtyrë nga zhvillimet e ditës së sotme, sqaron opinionin publik se nuk ka të bëjë asgjë me asnjë lloj veprimtarie jozyrtare, e posaçërisht grafiteve të cilat janë shfaqur sot në qytetin e Prishtinës. Veprimtaria e platformës “Liria Ka Emër” është një dhe e vetme: mbrojtja, respektimi dhe promovimi i vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Liria Ka Emër” nuk ka qëllime politike dhe nuk është paltformë e cila merret me denigrimin e askujt.”, thuhet në reagim.

    Nga ideatorët e “Liria ka emër”, është thënë se  veprimtaria e platformës së tyre është legale, publike dhe transparente.

    “Si e tillë, platforma “Liria Ka Emër” kërkon mirëkuptimin e secilit qytetar të Republikës së Kosovës që t’a mbajnë larg nga diskursi, polemikat apo mosmarrëveshjet publike. “Liria Ka Emër” fton organet e drejtësisë që të merren seriozisht me zbardhjen e këtij rasti sa më parë që është e mundur.”, thuhet në reagim.

    Grafitet  janë vendosur dy ditë pasi Geci përfundoi dëshminë në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!