Është nxjerrë nga rrënojat e shembjes së ish-hotelit “Adriatik” në Mitrovicë, trupi i 27 vjeçarit V.B.
Pas më shumë se 6 orë kërkimi trupi i të riut që po punonte në objektin një pjesë të cilit u shemb të hënën pasdite, u gjet para pak minutash, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa, tani, autoritetet e sigurisë e kanë nxjerrë trupin e tij krejtësisht nga gërmadhat për ta dërguar në emergjencë.
Nuk dihet ende nëse 27 vjeçari V.B. ka shenja jete.
Reporteri.net do tu mbajë të informuar nga vendi i ngjarjes.
https://www.facebook.com/reporteri/videos/313635269305606/
Të ndaluarit janë punëdhënësi dhe punëkryesi i punimeve në këtë objekt.
Në ndërtesë kanë qenë duke punuar gjithsej 4 persona. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.