×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku takon Jusuf Buxhovin, tregon çfarë bisedoi me ish-themeluesin e LDK-së

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 13:17

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot një nga themeluesit e kësaj partie, Jusuf Buxhovin.


    Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se me të për temat siç thotë i prekin të gjithë.

    Postimi i Abdixhikut:

    Sot, kam nisur ditën me një kafe mëngjesi me intelektualin, historianin dhe anëtarin e parë të Këshillit nismëtar të themelimit të LDK-së, Jusuf Buxhovin. Bashkëbiseduam miqësisht për shumëçka. Për historinë, publikimet e tij, të shkuarën e të ardhmen.

    Për mua është nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e Lëvizjes për Lirinë, Demokracinë e Pavarësinë e Kosovës.

    Dua të njoh nga afër këndvështrimet e tyre për temat që na prekin të gjithëve.

    Buxhovi është njëri nga intelektualët e plejadës së Lëvizjes sonë gjithëpopullore dhe që me veprat e tij që shpesh u jep edhe karakter letrar, na e rrëfen historinë e popullit tonë, gati më mirë se secili tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!