×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri flet rreth shkarkimit të Avdullah Hotit

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 13:46

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth shkarkimit të zëvënedësministrit, Avdullah Hoti.


    Sipas Hazirit veprimi i Kryeministrit, Albin Kurtit, nuk ishte në kohën e duhur.

    “Nuk du me komentu a ka qënë veprim i ligjshëm apo jo.Mirëpo nësë pyeteni mu nuk është as koha as momenti por ka qënë veprim i kryeministrit”, ka deklaruar ai në RTK.

    Gjithashtu Haziri edhe një hërë ka deklaruar se ministrat ashtu sic ka kërkuar Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, do të vazhdojnë punën e tyre deri sa të kalojë pandemia.

    Ndryshe, Hoti u shkarkuar mbrëmë menjëherë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!