×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Lutfi Haziri “kërcënon” ata që përdorin karriget në LDK

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 17:39

    Rrahjet deri edhe me karrige në nëndegët e LDK-së në komuna të ndryshme kanë bërë që kjo parti të jetë në thumb të kritikave, por njëherit të ironizohet jo pak me të, se si mund ta drejtoi shtetin kur nuk po mund ta mbajë rendin as brenda shtëpisë së vet.


    Për çështjen e karrigeve ka folur sot edhe nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri në Kuvendi zgjedhor të Degës së LDK-së në Viti ku edhe një mandat kanë rizgjedhur kryetar, Sokol Halitin, në të cilin tubim nuk pati gjuajtje me karrige e as rrahje mes zyrtarëve atje, shkruan Reporteri.net.

    Haziri sikur ka paralajmëruar partinë e tij se me gjuajtje karrigash nuk mund të ec përpara dhe se “muskujt” ndaj vëllaut nuk bëjnë punë.

    “Ai që bën sherr, zhurmë e lëvizë karrika në shtëpinë e tij, nuk mund të konkurroj askund. Dijeni që populli shqiptar është gërrditë tash e 106 vjet nga arroganca. Nga ‘muskujt’ kundër vëllait, kolegut e bashkëpartiakut. Vetëm me durim, mirëkuptim, tolerancë e afrim, fitohet besimi në familje politike. Në të kundërtën, veç lodheni. #LDK është parti vlerash, e #beses dhe #shpreses”, ka shkruar Haziri në Facebook, ndërsa ka thënë se kjo është shkëputje nga fjala përshëndetëse në Kuvendin Degës në Viti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!