Deri më tani Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 62,57% të votave totale të zgjedhjeve që u mbajtën sot, shkruan Reporteri.net.
Nga votat e numëruara, LVV po prin me 48,% të votave.
E dyta eshte PDK me 17,80% te votave dhe LDK me 13,47% te votave.
AAK është e katërta me 3,59% të votave.
Nisma ka vetëm 2,59% të votave.
Partia e udhëhequr nga Albin Kurtit, që është edhe kandidat i VV-së për kryeministër, është e para në 21 komuna të Kosovës.
VV po prin në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë të Jugut, Podujevë, Rahovec, Viti, Vushtrri, Klinë, Istog, Dragash, Kaçanik, Han të Elezit, Kamenicë, Obiliq, Fushë Kosovë, Lipjan, Suharekë dhe Shtime.
Ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës po prin në Skënderaj dhe Drenas.
Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e para në Deçan dhe Junik.
E Nisma është e para në Malishevë.
Për herë të parë në historinë e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk prin në asnjë komunë të vendit.
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet në kohë reale të partive në nivel nacional.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.