×
  • Lajme
  • Lajme

    Martin Berishaj: Hedh poshtë spekulimet, kanë qëllim denigrimin tim dhe të Kosovës

    Reporteri
    26 Janar 2023 | 11:48
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj po merr pjesë në Forumin Ekonomik “Kosovë-Kroaci” i cili po mbahet në kryeqytet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Para nisjes së këtij forumi, Martin Berishaj ka thënë para gazetarëve se raportimet për përfshirje të tij në afera korruptive janë spekulime, dhe se siç tha ai kanë qëllim denigrimin e tij.

    “Jam shumë i gëzuar që prezantoj shtetin e Kosovës si ambasador në Kroaci. Ato janë spekulime të cilat i hedh poshtë e të cilat kanë qëllim denigrimin e personalitetit tim dhe imazhit të Kosovës”, ka deklaruar Berishaj para gazetarëve, teksa shtoi se “shpifësit do të dalin para gjyqit”.

    Të martën e 24 janarit, mediumi slloven “Prava” publikoi të gjetura të tjera për aferën financiare të ambasadorit Martin Berishaj me GEN-I në Beograd. Edhe në raportimin e fundit të mediumit slloven, të gjeturat e reja të tyre bazën e kanë tek hulumtimi i Gazetës Online Reporteri.net i publikuar në maj të vitit 2022.

    Prava” të martën ka publikuar edhe dokumente që tregojnë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, biznesin “MB Consulting” e kishte të hapur si filial edhe në Prishtinë.

    Madje, sipas këtij raportimi të medias sllovene, ndonëse pas emërimit ambasador, Martin Beirshaj pronësinë e ka kaluar në emrin e dikujt tjetër, “MB Consulting” në Prishtinë pagesa nga GEN-i në Beograd pranoi edhe gjatë vitit 2021 dhe 2022.

    Mediumi pretendon se gjatë 2021’ës dhe 2022’ës, biznesi i Martin Berishaj ishte aktiv edhe në Mal të Zi. Në dy filialet, sipas mediumit slloven, gjatë këtyre dy viteve u derdhen hiq më pak se mbi 1,3 milionë euro nga GEN-I në Serbi, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Tutje, gazetari slloven Luka Pers, në raportimin e tij të fundit, thotë se ka arritur të dëshmojë se Martin Berishaj i ka tërhequr në kesh paratë çdo herë 10-15 ditë pasi atij i janë derdhur ato nga GEN-I në Beograd në llogaritë bankare të “MB Consulting” në Prishtinë e Mal të Zi.

    Media e Luka Pers, para pak ditësh, nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës u cilësua si “e parëndësishme sa që mezi e gjen online”. Madje, Përparim Kryeziu gazetarin slloven e etiketoi si pseudogazetar dhe shpërndarës të lajmeve të rreme.

    Tutje, raportimi i fundit i “Prava” pretendon se ka patur edhe raste kur në llogaritë e biznesit të Martin Beirshajt në Mal të Zi e Prishtinë i janë derdhur të njëjtën ditë shuma parash nga GEN-i në Beograd, për të njëjtat shërbime.

    “Më 10 maj 2019, filiali GEN-I Beograd i transferoi më shumë se 20 mijë euro kompanisë ombrellë të Berishës në Kosovë dhe 24 mijë euro filialit të Berishës në Mal të Zi”, shkruante mediumi slloven.

    “Prava” në raportimin e fundit përmend edhe të gjeturat e hulumtimit të Gazetës Online Reporteri.net, i publikuar në majt të vitit të shkuar, për afër 2 milionë Euro të hyra në biznesin e Martin Berishajt në Mal të Zi.

    Hulumtimi i Gazetës Online Reporteri.net kishte zbuluar se si këto shuma parashë në total kishin hyrë në xhirollogaritë e “MB Consulting”, biznesin e Martin Berishajt në Mal të Zi, në më pak se 5 vite – nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2020.

    Afër 2 milionë Euro të hyra në biznesin e Martin Berishajt ku u derdhën paratë e GEN-I nga Beogradi

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!