Gazetari Halil Matoshi ka thënë se problemi i Kosovës nuk zgjidhet nëpërmjet ‘non-paperëve’, sepse është zgjidhur përmes bombardimeve të NATO’s.
Matoshi tha se Kosova është projekt i kryer më 17 shkurt 2008. Ai në Politiko të Kanal 10 ku po diskutohet për temën se çfarë fshihet pas ‘non-paper-ëvë’ që janë paraqitur ditëve të fundit që flasin për ndryshimin e kufijve, ka thënë se nuk duhet të bihet pre e ‘non paperëve” që janë jo serioz dhe të prodhuar nga Beogradi.
“Derisa ashiqare dihen pozicionet e gjermanëve dhe francezëve, derisa dihet edhe pozicioni i SHBA-së dhe BE-së në këtë rast, unë nuk e di çka me paragjyku këtu, ky është ekskluzivisht dokumentet i kuzhinave të Beogradit që duan të shkaktojnë këso debate. Kosova e ka shpallë pavarësinë e saj me 17 shkurt, ose je shtet ose jo. Kosova është projekt i kryer me 17 shkurt dhe asnjë kompromis tjetër nuk shkon. Kompromisi i vetëm është Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe”, tha Matoshi, shkruan Reporteri.net.
Për ‘non paperin’ e paraqitur që aludohet se është gjermano-francez ai ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me këto dy shtete. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.