×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi gjysma e votave u numëruan, VV-ja po i shkel të gjithë në Mitrovicë – ka 63%

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 21:20

    Lëvizja Vetëvendosje është duke fituar bindshëm edhe në komunën e Mitrovicës.


    Partia e Albin Kurtit po i shkel të gjitha partitë në këtë komunë deri tani kur janë numëruar saktësisht 57.89% të votave, pasi prin me 62.51%.

    Pas saj renditet PDK-ja me 25.24%, kurse LDK-ja po pëson debakël pasi ka deri tani vetëm 6.90% të votave.

     

    Kujtojmë se kjo komunë drejtohet nga Agim Bahtiri qe dy mandate. Ky i fundit tani është pjesë e Vetëvendosjes, pasi më parë ishte pjesë e AKR-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!