×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 500 mijë persona janë testuar që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 8:24

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në raportin e fundit 24 orësh ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë numri total i personave të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 është 508.333 nga të cilët 102.742 kanë rezultuar pozitiv.


    Që nga shfaqja e dy rasteve të para me 13 mars, 2.105 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.141 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.496.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!